Telegram ngushëllimi
Nga: ish bashkëluftëtarët e Kosovës Lindore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Për: Familjen e Qerim Kelmendit
Ne, ish luftëtarët nga Kosova Lindore, që ishim tërësi e luftës çlirimtare dhe luftuam në Kosovë me keqardhje të thellë u njoftuam për vrasjen e luftëtarit Qerim Kelemdi.
Qerim Kelmendi- Dema ishte një ndër luftëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Familja Kelmendi ishte aset i çmuar i lëvizjeve çlirimtare, si e tillë ishte dhe cak i sulmeve të hershme të regjimit serb!
Gjatë luftës çlirimtare familja Kelmendi, ishte pjesë e vendimeve ku u vendos për luftë të armatosur me karakter çlirimtar!
Ne ish luftëtarët nga Kosovës Lindore u shprehim ngushëllime të thella familjes Kelmendi dhe të gjithë luftëtarëve të lirisë!
Preshevë, 27 të muajit Shkurt 2020!
Në emër të ish bashkëluftëtarëve
Ish zv komandanti i Shtabit të Përgjithshëm te Ushtrisë Çlirimtarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës dhe ish Komandanti i Zonës Operative të Preshevës!
Mustafë Shaqiri- Shpëtimi