Në kuadër të Manifestimi tradicional mbarëkombëtar kulturor e sportiv “Flakadani i Karadakut 2019”, në Viti është mbajtur sot Ora e madhe letrare, në të cilën morën pjesë krijues, poetë e shkrimtar nga hapësirat mbarë shqiptare.
Në këtë aktivitet që ka pasur karakter garues, vendin e parë e zuri Prof. Dr. Isak Shema me poezinë „Relikt“. Kurse vendin e dytë Odise Plaku e Vjollca Dibra është shpërblyer me vendin e tretë.
Në fillim të këtij aktiviteti në emër të Komunës së Vitisë, një fjalë rasti e ka mbajtur zv. kryetari i kësaj komune, Hasan Aliu.
Gjatë këtij viti komisioni vlerësues ka qenë në këtë përbërje: Prof. Agim Vinca, Zymrije Salihu dhe Ismajl Baftjari.
Ndërkaq mirënjohjet për pjesëmarrësit dhe çmimet janë ndarë nga Drejtori i DKRS-së, Milot Lala, Ramush Azemi, babai i dëshmorit „Nijazi Azemi“ Komandat Mjekra si dhe Qahil Sinani nga Komuna e Vitisë.