(2LONLINE) -Iniciativa Qytetare e Zhegrës (IQZH), është shprehur e shqetësuar që rrjeti i ujësjellësit të Zhegër nuk mirëmbahet nga askush dhe për këtë edhe i ka adresuar një kërkesë Drjetorisë për Shërbime Publike të Komunës s Gjilanit, por kanë njoftuar përmes shkresës edhe kreun e komunës së Gjilanit dhe të KRU Hidromorava.
Ruhan Kurteshi, Koordinator i IQZH-së ka thënë se ndër problemet më të mëdha me të cilat ishte ballafaquar komuniteti i Zhegrës është ai i ujit të pijes, por në shtator të vitit 2013, kishte përfunduar nga kompania përkatëse kyçja e konsumatorëve të interesuar në rrjeti ne ujësjellësit dhe se deri më tani janë vendosur mbi 230 ujëmatës dhe se aktualisht rrjeti i ujësjellësit dhe furnizimi i qytetarëve me ujë është i kënaqshëm.
“Por, ne jemi shumë të brengosur se edhe më tutje mirëmbajtja e rrjetit dhe furnizimi i qytetarëve me ujë i është lënë stihisë, meqë kompania regjionale “Hidromorava” nuk ka marr në mbikëqyrje këtë rrjet”, thotë Kurteshi.
Sipas itj, me fillimin e punimeve ishte nënshkruar një kontratë mes organizatës Zvicerane (ICRC), ish kryetarit të Komunës së Gjilanit, punëkryesit “Teuta-M”, Drejtorit të kompanisë rajonale “Hidromorava” dhe përfaqësuesit të komunitetit, ku ndër të tjera potencohej se me finalizimin e projektit mbikëqyrja dhe menaxhimi e ujësjellësit në Zhegër do ta merr kompania regjionale “Hidromorava”.
“Prandaj kërkojmë nga Drejtoria në fjalë që të ushtron autoritetin dhe të ndikon te kompania regjionale “Hidromorava” të marrë në mbikëqyrje rrjetin e ujësjellësit në Zhegër, ashtu si është precizuar në kontratë”, ka thënë Kurtushi. /2lonline/