/Numri më i madh i kontribut dhënësve për Skamnorët vije nga Diaspora, pa ndihmën e të cilëve nuk do të ishte e mundur të vazhdoj aksionin “Ushqim për Skamnorët”, që për 19 muaj rresht (nga fillimi i iniciativës e deri më tash), 19 herë, çdo të I-rin e muajit janë shpërnda ndihma me artikuj ushqimor me një vlerë prej 9767.45 €, për 10 familjeve skamnore nga Zhegra dhe vendbanimeve përreth/
/2L ONLINE/ – Në muajin Qershor të këtij viti, Iniciativa Qytetare e Zhegrës zgjeroi aksionin edhe me grumbullimin dhe shpërndarjen e veshmbathjeve për familjet në nevojë. Edhe këtu Diaspora, por edhe banorët e Zhegrës nuk po kursehen dhe vazhdojnë të kontribuojnë me veshmbathje të ruajtura mirë dhe të pastra.
Në këtë iniciativë shtesë, veshmbathje për familjet në nevojë, Kryqi i Kuq nga Gjilani, që u jemi shumë mirënjohës, na ofroj një kuantitet të konsiderueshëm me veshmbathje që tani janë në dispozicion në lokalin e veçanet në afërsi të Ambulancës në Zhegër dhe çdo të Shtune dhe të Diele nga ora 11:00 – 13:00 është i hapur dhe në dispozicion të të interesuarve (atyre që ofrojnë dhe atyre që kanë nevojë për këtë lloj artikulli).
Banorët e Zhegrës dhe vendbanimeve përreth i kanë identifikua familjet në gjendje të vështirë, dhe e kanë mirëpritur dhe mbështetur këtë Iniciativë që nga fillimi i saj kur Diaspora nga Gjeneva dhe Iniciativa Qytetare e Zhegrës e bënë hapin e parë më 1 Janar 2014 duke iu ofrua artikuj ushqimor për 3 familjeve të identifikuara atëherë. Numri i familjeve në varfëri të skajshme që vështirësitë e tyre i kalonin në heshtje, ishte shumë më i madh se aq, por fal banorëve që i identifikonin dhe raportonin gjendjen e tyre të mjerueshme, ne nuk kishim zemër që t’i mbyllim sytë para një situatë të tillë pos të mundohemi që edhe këtyre familjeve të identifikuara, ofrojmë një përkrahje sa më të madhe që është e mundur dhe në mënyrë të rregullt mujore me artikuj ushqimor (ekskluzivisht), dhe nga muaji Qershor edhe me veshmbathje. Kjo e fundit (veshmbathje), vazhdon për të gjitha familjet që kanë nevojë dhe mund t’u ndihmoj në kursimin e buxhetit të tyre familjar që mund ta përdornin për nevoja të tjera.
Më 1 Korrik të këtij muaji të shenjt, u bë shpërndarja e 19-dhjet e radhës për 10 familje (51 anëtar, nga të cilët 27 fëmijë), prandaj duam të falënderojmë Diasporën për kontributin shumë të çmuar dhe besimin që na e dhanë; Miqtë të vendbanimeve tjera (Prishtinë, Pejë, Suharekë, Gjilan etj.), si dhe miqve nga Zvicra dhe Franca; Kryqin e Kuq të Gjilanit dhe Banorët e Zhegrës dhe vendbanimeve përreth për kontributin dhe përkrahjen e vazhdueshme në grumbullimin e fondeve për t’u ardhur në ndihmë një numri sa më të madh të atyre që kanë shumë nevojë për ndihmën tonë, Tuaj.
/Iniciativa Qytetare e Zhegrës/