Kryeshefi i Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), Kushtrim Hodaj priti sot në objektin e IPK-së në Hajvali shefin i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport.
Me rastin e vizitës IPK pranoi edhe një donacion prej 10 kompjuterësh nga misioni i OSBE-së.
Kryeshefi i IPK-së z. Kushtrim Hodaj e falënderoi z.Davenport për përkrahjen që misioni i OSBE-së është duke dhënë në vazhdimësi për Inspektoratin Policor drejt fuqizimit të kapaciteteve të burimeve njerëzore me trajnime nga fusha e të drejtave të njeriut, parandalimit dhe luftimit të korrupsionit, integritetit policor si dhe me pajisje të ndryshme.
Edhe Amabasadori Davenport gjatë këtij takimi ceku se misioni i OSBE-së do të vazhdojë edhe më tej përkrahjen e IPK-së në fuqizimin kapaciteteve profesionale që ndihmojnë zbatimin e misionit ligjor të IPK-së duke vënë në pah rëndësinë e IPK-së në fuqizimin e integritetit policor dhe besueshmërisë së qytetarëve në policinë e vendit.
Shefi i Misionit të OSBE-së pas dorëzimit të donacionit vizitoi hapësirat e punës në objektin e IPK-së duke përfshirë edhe dhomën e dëshmive dhe dhomën e intervistave (që të dyja donacion i misionit të OSBE-së).
OSBE ka përkrahur vazhdimisht IPK-në dhe atë që na viti 2006 kur edhe është themeluar Inspektorati Policor i Kosovës. /2LONLINE.com/