Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) arrestoi një zyrtar policor të dyshuar për “Shtrëngim” dhe “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”
Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e saj kanë arrestuar një zyrtar policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Shtrëngim” dhe “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”.
Hetimet për këtë rast kishin filluar pas pranimit të ankesës ndaj një qytetari, por që ankuesja pretendonte se ishte kanosur me armë në prezencë të një zyrtarit policor.
Hetuesit e IPK-së pas pranimit të informacioneve të para kanë ndërmarrë disa veprime hetimore drejt ndriçimit të rrethanave të këtij rasti.
Veprimet hetimore kanë përfshirë edhe realizimin e kontrollit (bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë) në dy lokacione në Prishtinë dhe Fushë Kosovë së bashku me Policinë e Kosovës.
Pas disa veprimeve hetimore në konsultim me prokurorinë kompetente, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar një zyrtar policor në Prishtinë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Shtrëngim” dhe “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre” kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë si dhe është suspenduar nga detyra. /2LONLINE.com/