Në kuadër të bashkëpunimit bilateral në mes FSK dhe Gardës Kombëtare të IOWA-së, në shtetin e IOWA-s është realizuar ushtrimi për mbrojtje kibernetike “Cyber TCT III” ku pjesëmarrës ishin një ekip i Njësisë së Mbrojtjes Kibernetike dhe Njësisë së Komunikimit dhe Sistemeve të Informimit të FSK-së.
Ushtrimi ka qenë i fokusuar tek zhvillimi i trajnimit të personelit të FSK në fushën e sigurisë kibernetike, me ç ‘rast pjesëmarrësit përfituan njohuri në përdorimin e mjeteve të nevojshme për luftimin e sulmeve kibernetike. /2LONLINE/