Në kuadër të bashkëpunimit të Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, një ekip nga Iowa po qëndron për vizitë në FSK, me qëllim të ndihmës në ngritjen e kapaciteteve profesionale të pjesëtarëve të FSK-së.
Me këtë rast në kazermën “ New Born” të Regjimentit të Parë të Këmbësorisë në Gjilan, është duke u realizuar punëtoria e përbashkët mes FSK-së dhe ekipit të Iowa-s me automjetet luftarake-taktike ASV.
Kjo punëtori ku po trajnohen pjesëtarët e tri regjimenteve të këmbësorisë është e fokusuar në sistemet e armëve, taktikat, teknikat dhe procedurat e avancuara të operimit me ASV, me ç`rast pjesëtarët e FSK-së po përfitojnë nga përvojat e trajnerëve amerikan.
Garda Kombëtare e Iowa-s është duke ofruar mbështetje të pakursyer në trajnime dhe bashkëpunim të vazhdueshëm në ngritjen e kapaciteteve operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës. /2LONLINE/