Ndjenjë jashtëzakonisht e mirë të jesh pranë atyre të cilët çdo ditë kanë të rrezikuar jetët e tyre në mbrojtje të jetëve tona.
U informuam për problemet dhe sfidat me të cilat përballen vazhdimisht. Me staf profesional të përgjysmuar, pajisje të vjetruara, dhe mungesa e pikave përcjellëse nëpër lokalitete ku ka frekuentim të madh njerëzisht e makinash si dhe për në fshatra, janë disa nga shqetësimet e Zjarrfikësve.
Ne u zotuam se ajo që i takon nivelit lokal të pushtetit, do të jemi gjithmonë në dispozicion dhe të vendosur për t’iu dal në krah. Investimi dhe mbështetja e vazhdueshme për Zjarrfikësit, është investim direkt në sigurinë e qytetarëve.
NG
Zyra për Informim e AAK-së, Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/