Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Kamenicës njofton se në koordinim me Bashkësinë Lokale të fshatit Busavatë, operatorët teknik të rrjetit të internetit dhe KEDS-in, kanë intervenuar në eliminimin e rrezikut të përgjithshëm nga dy drunj “plepa” të vjetër me gjatësi rreth 40 metra.
Sipas njoftimit nga kjo Drejtori, ky intervenim ka qenë i suksesshëm dhe është evituar një rrezik për banorët e këtij fshati. /2LONLINE/