Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim e Komunës së Kamenicës, sot ka bërë një intervenim të lokalizuar emergjent pas reshjeve të shiut në shtratin e përroit të Rubocit.
Intervenimin e ka bërë në mënyrë vullnetare kompaninë Varna duke larguar pllakën e betonit nga rrjedha e shtratit të prroit të Rubocit e cila për shkak të shembjes së dheut rrezikonte shembjen e asfaltit.
Drejtoria falënderon kompaninë Varna për këtë intervenim. /2LONLINE/