/2L ONLINE/ – Po vazhdon intervenimi në përmirësimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve lokale nëpër lokalitetet e komunës së kamenicës njofton Zyra për Informim e Komunës. Sot kompania për mirëmbajten e rrugëve lokale ka intervenuar në rrugën e fshatit Meshinë, banorët e falenderuan kryetarin dhe organet komunale për shqyrtimin dhe aprovimin e kërkesës së tyre.
Edhe kryetari i Komunës Begzad Sinani ka vizituar punimet në këtë rrugë. “Ne po realizojmë kërkesat e qytetarëve me buxhetin e komunës po përmirësojmë disa rrugë nëpër disa fshatra, do të vazhdohet edhe ditëve të tjera në bazë të kërkesave” ka thënë Sinani. /2L ONLINE/