Interpretimi i historisë së përmendores të “Ushtarit të panjohur” në Gjilan po shkakton keqinterpretim. Keqinterpretimit nuk duhet ti del në mbrojtje askush.
Kështu është shprehur për 2LONLINE, Flamur Hyseni, ligjërues universitar i të drejtës, sipas të cilit disa veprime bëhen me vonesë por, efektin e kanë të duhur.
“Sigurisht që familjet e mbi 8000 qytetarëve të masakruar në Gjilan (1944/45) edhe atëherë ishin kundër “Bashkim Vëllazërimit”, por nuk kanë mund ta shprehin kundërshtimin. Tregon historia pse? Ata nuk kishin “shoqëri civile” që t’i mbronte siç ka sot “Ushtari i panjohur” i “shoqërisë shumë etnike” të Republikës së Kosovës”, ka thënë Hyseni.