Gjiganti italian Inter është duke insistuar në transferimin e mesfushorit kosovar Valon Behrami, ka njoftuar sajti “fussball.ch” të hënën. Behrami luan për Napolin dhe vlerësohet pjesë e rëndësishme e kësaj skuadre.
Por Behrami pëlqehet shumë nga trajneri Walter Mazzarri që tani drejton Interin, kurse edicionin e kaluar punoi te Napoli. Interi synon të transferojë Behramin në janar, por Napoli deri më tani nuk ka pranuar të futet në negociata për lirimin e kosovarit. Tentimi për të marrë Behramin në verën e kaluar doli i dështuar për Interin./koha.net/