(2L ONLINE) – Tridhjetedyvjeçari Vesel Neziri i cili jeton dhe vepron në Cyrih të Zvicrës ,ka jetësuar ëndrrën e tij, duke shpalosur shallin me mbishkrimin “Intelektualët” të tifozëve të Dritës së Gjilanit. Kjo mrekulli për këtë tifoz të flakët të Real Madridit dhe Dritës së Gjilanit u jetësua në takimin e javës së 18 Premiera Division të futbollit Spanjoll në mes Real Madridit dhe Espanjollit .
Neziri së bashku me bashkëshorten e tij të emocionuar si asnjë her më parë nëpërmjet tel. kanë bërë të ditur se ëndrra e tyre u realizua, “Ishte një ditë madhështore , nuk do ta harroj asnjëherë kishte emocione të përziera , dhe në ato momente së bashku me bashkëshorten time, kemi shpalosur shallin me mbishkrimin “Intelektualët” .
Neziri i cili njihet si tifoz i flakët i Real Madridit dhe Dritës së Gjilanit ku shpesh herë enkas ka udhëtuar nga Cyrihu për të përcjell derbin rival në mes Gjilanit dhe Dritës , “Dritën e dua nga femëria ngjyra e bardh më flenë në shpirt këtë ngjyrë e ka edhe Reali dhe jam shumë i lumtur që këto dy klube i kam për shpirti dhe nuk i ndërroj me milionat e botës , paraja s’është asgjë në krahasim me dashurin që ke për dikë ,”shprehet nëpërmjet telefonit Vesel Neziri.
Shpalosja e shallit me mbishkrimin “Intelektualët” në shkallët e stadiumit Santiago Bernabeu ishte një befasi shumë e këndshme për shumë shikues, “Shumë njerëz më kanë pyetur se çka është ky mbishkrim , dhe me krenari ju kam treguar , edhe për klubin njëashtu edhe për shtetin e Kosovës, dhe më besoni të gjithë e dinin çështjen e Kosovës dhe kisha një simpati të veçantë gjatë tërë ndeshjes’ tregon Neziri.
Se sa i lumtur për këtë shpalosje ishte Neziri ai ndër të tjera theksoi, “Ishte dita më e lumtur e jetës sime, një ditë të veçantë si ajo ishte kur më ka lindur djali im Joni, kur shteti i Kosovës ka shpallur Pavarësinë, dhe kur Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar ndeshjen e parë ndërkombëtare me Haitin”.
Neziri shprehet shumë i lumtur që shumë shpejt rivali i tij Gjilani po hyn në Superligën e Kosovës, “Po kam dëshirë që rivali im të hyjë në Superligë dhe ta përjetojmë derbin më të madh në Kosovë në mes Gjilanit dhe Dritës dhe ti mposhtim kundërshtarët e mijë të përbetuar Gjilanin , ajo është kënaqësi e vërtet saqë nuk përshkruhet por duhet përjetuar, “përfundon tifozi i Dritës dhe Real Madridit Vesel Neziri. /2L ONLINE/