Tifozët fanatikë të Dritës, “Intelektualët” kanë treguar humanitetin e tyre përmes një gjesti solidar natën e Fitër Bajramit.
Ata kanë vendosur që të kontribuojnë e të organizohen për t’i ndihmuar familjeve në nevojë në Komunën e Gjilanit, përmes një aksioni humanitar.
Ata kanë dorëzuar gjatë ditës pako ushqimore për 11 familje, duke qenë sërish të bashkuar por për një qëllim në të mirë të komunitetit.
Kjo nuk është hera e parë, sepse “Intelektualët” tashmë tradicionalisht realizojnë iniciativa të tilla.
Ju sjellim disa nga fotografitë e aksionit të bardhë e kaltërve të Dritës.