Nga ora 12:30 kanë filluar të gjitha ndeshjet e rrethit të dytë të DigitAlb Kupës së Kosovës, derisa vëmendja kryesore padyshim se do të jetë në takimin ndërmjet Ballkanit dhe Dritës.
Në Suharekë kanë udhëtuar edhe tifo grupi “Intelektualët”, të cilët përpara fillimit të ndeshjes e kanë shpalosur një mesazh:
“Derisa të ketë gjithësi, rroftë e shenjta Shqipëri”.
Ky mesazh solidarizimi vjen pas ngjarjeve të fundit të ndodhura në Shqipëri, derisa mbetën të vdekur mbi 40 persona dhe 700 të tjerë të lënduar nga tërmeti i tre ditëve më parë.