Në anën tjetër, Drita viziton Drenicën për ndeshjen e radhës si mysafire në Drenicë. Ndeshja e javës së nëntë të Superligës zhvillohet në Drenicë dhe gjilanasit udhëtojnë për ndeshje dinjitoze dhe fitore, pasi nga dje iu ka ikur pozita e parë.
Me fitoren e djeshme Ballkani ka tri pikë më shumë se Drita dhe ka marrë kreun e tabelës.
Për të qenë afër Dritës, drejt Drenicës kanë udhëtuar edhe dhjetra tifozë nga “Intelektualët”.
“Djemtë e Dritës kanë nevojë për motivim dhe mbështetje maksimale, andaj kjo transfertë duhet jetë sa më masive.
Mos mungo”, shkruan në postimin e fundit të Intelektualëve.
Ndeshja fillon nga ora 14:30.