Ndeshja Legia – Drita luhet sonte nga ora 20:30 në kuadër të Ligës së Evropës. Drita ka njoftuar se skuadrës do t’i mungojë kapiteni, Ardian Limani, ndërsa tashmë ka publikuar formacionin zyrtar, shkruan 2LONLINE.com.
Ndërsa, lojtari i tyre i 12-të padyshim janë tifozët “Intelektualët”, ndërsa kjo ndeshje do të zhvillohet në Poloni pa shikues.
Por, Intelektualët janë gati dhe besojnë në skuadrën e tyre të zemrës, gjersa ka dhënë një mesazh emocionues dhe motivues.
Ky është postimi:
“Kalaja jonë është mbrojtur dinjitetshëm. Dëshira jonë për të parë krenarinë e qytetit sa më lartë, sot është një realitet i plotësuar!
Vet arritja deri në këtë fazë, nga Drita jonë e madhe do të thotë shumë. Krenaria dhe mburrja me këtë ekip është shumë e madhe, për gjithë angazhimin dhe sukseset që kanë shfaqur deri tani.
Por, asgjë nuk është e pamundur dhe ne edhe sonte presim të shohim dëshirën dhe pasionin e njëjtë tek djemtë tanë Bardhë e Kaltër. Besojmë se skuadra do të luftoj deri në fund, për të na nderuar sërish. Përkundër mungesës tonë fizike, jemi të bindur se sërish ne do jemi motivimi dhe arsyeja kryesore që Drita do shfaq maksimumin në çdo çast të ndeshjes.
Me kokën lartë në luftë përballë çdo vështirësie, të vetëm e pa ndihmën e askujt, ashtu si çdoherë. Përpara Drita.
TI lufto për ne, TI fito për ne, TI vet kurrë nuk je!”