Pandemia botërore COVID-19 ka heshtur botën, duke ndaluar e kufizuar aktivitete e veprimtari të ndryshme, ndërsa e ka prekur edhe futbollin vendor e ndërkombëtar.
Derisa, kampionatet evropiane po e mendojnë rikthimin, UEFA si shtëpia më e madhe e futbollit evropian nuk ka marrë një vendim të përbashkët për të gjitha ligat, shkruan 2LONLINE.com.
Si rrjedhojë, nuk dihet kur do të rinisë kampionati i Kosovës, apo do të mbyllet në këtë fazë.
Megjithatë, tifozët e klubit gjilanas, Drita, “Intelektualët” edhe përgjatë kësaj kohe kanë qenë aktiv e kreativ.
Fillimisht, ata realizuan fushatën ‘Rri n’shpi bardh e kaltër’, duke e stolisur qytetin e Gjilanit me flamuj e mbishkrime me ngjyrat e klubit, ndërsa së fundmi kanë publikuar një këngë të re.
Duket se “Intelektualët” e mirëpresin fillimin e kampionatit dhe për këtë kanë përgatitur edhe këngën e re.
Drita është në pozitën e dytë tabelare, vetëm një pikë pas Ballkanit.
https://www.facebook.com/1998intelektualet/videos/1025698647831076/