Ndihmat për Shqipërinë nuk kanë munguar as nuk është kursyer nga askush, por më së shumti nga vëllezërit dhe motrat nga Kosova.
Tifozët gjilanas, “Intelektualët” e Dritës nuk janë ndalë as në ditën e dytë, teksa kanë grumbulluar shumë ndihma pranë Teatrit të Qytetit në Gjilan, transmeton 2LONLINE.com.
Gjatë ditës nga Gjilani u nisën 3 furgon dhe 1 kamion i mallrave, por edhe para pak qastesh u nisën edhe 18 furgon tjerë.
Gjithashtu, shuma e parave të grumbulluara mbi 1 mijë e 500 euro u dorëzuan në Fondacionin “Fundjavë ndryshe”, drejtpërdrejn në Klan Kosova.