Në kuadër të bashkëpinimit që ka FSK me ushtrinë italiane, dhe me qëllim të ngritjes dhe avancimit të kapaciteteve operacionale në fushën e Kërkim Shpëtimit alpin, instruktorë italian realizuan trajnim teorik dhe praktik me qëllim përgatitjen sa më të mirë të ishtarakëve të Gardës Kombëtare të FSK-sê, për të qen sa më të përgatitur për të vepruar me efikasitet aty ku kërkohet në mbështetje ushtarake autoriteteve civile.
Komandanti i Gardës Kombëtare të FSK-së,Gjeneral brigade Naim Haziri ka falënderuar Kolonelin Xhironi dhe instruktorët Italian për ndihmën e dhënë dhe njëherit ka uruar sukses kursantëve, dhe ka theksuar se do të vazhdohet me këtë trajnim në nivele edhe më të avancuara për të specializuar fushën e Kêrkim Shpëtimit edhe me pjesën e alpinizimit. /2LONLINE/