Sot në kuadër të muajit kundër kancerit të gjirit, bashkë me aktivistet dhe kandidatet për asamble komunale, në shenjë solidarizimi për të gjitha gratë, nënat e vajzat, zhvilluam një aktivitet për t’i kujtuar ato që na lanë dhe për t’i inkurajuar edhe më shumë ato që po përballen me këtë sëmundje.
Rrëfimi i atyre grave të fuqishme është emocionues, por edhe mësimi më i mirë për rëndësinë e diagnostikimit të hershëm.
Kanceri i gjirit është një nga sëmundjet më të shpeshta te gratë, prandaj është jetike dhe relevante të rritet vetëdija qytetare e të praktikohet më shumë kontrolli te mjeku, pasi detektimi i hershëm shpëton jetë.
Institucionet relevante duhet t’i rrisin kapacitetet për diagnostikim dhe trajtim të kësaj sëmundje që po merr shumë jetë!
Zyra për Informim e PDK-së, Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/