Ndarja nga jeta e veprimtarit e ish deputetit Jakup Jahiri, ka prekur zemrat e të gjithë qytetarëve të komunës së Vitisë. Vepra e tij jetësore dhe aktiviteti politik që e zhvilloi për gjatë gjithë jetës, e shndërrojnë në një figurë të pavdekshme, që do mbahet mend përgjithmonë për virtytet e tija të larta njerëzore e patriotike.
Ai, jo vetëm që aftësoi nxënësit me dituri me një përkushtim të jashtëzakonshëm, por, mbi të gjitha ai frymëzoi rininë për ndërgjegjësim dhe çështje kombëtare, të cilës veprimtari kombëtare, përkundër vështirësive dhe barrës së rëndë që binte mbi atë nga armiku shekullor serb, nuk ju nda kurrë shërbimeve të atdheut.
Më lejoni që në emër të Institucioneve komunale të Vitisë, në emër të gjithë qytetarëve të saj, e në emër të gjithë zyrtarëve komunal me të cilët bashkëpunoi për shumë vite, të shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Jahiri dhe gjithë bashkëpunëtorëve të tij.
Me respekt; Sokol Haliti-kryetar i komunës së Vitisë