Rast i rëndë. Nuk mund të gjenden fjalë për ta përshkruar dhimbjen që na e solli lajmi i orëve të mbrëmjes në Pozheran, mbi tragjedin familjare të familjes Zuka.
Shuarja e katër qytetarëve tanë që gjetën vdekjen në këtë tragjedi, brenda shtëpisë së tyre, na ka prekur thellë.
Ngjarjet e tilla tragjike, kur shuhet një familje e tërë, janë tepër të dhimbshme, si për qytetarët poashtu edhe për Institucionet komunale.
Bashkëndjejmë dhimbje me familjarët e të afërmit e familjes Zuka dhe u shprehim ngushëllimet më të sinqerta në emër të Institucioneve komunale të Vitisë dhe qytetarëve të kësaj komune.
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti!