Institucionet komunale të Vitisë, shprehin indinjatën me gjendjen aktuale të furnizimit me energji elektrike ditëve të fundit në këtë komunë, thuhet në një reagim të tyre.
“Ndërprerjet e shpeshta të energjisë dhe pa paralajmërim, kanë rënduar në masë punën e Institucioneve për shërbime të qytetarëve , e posaçërisht kur jemi në prag të festave të fundvitit dhe kur kemi fluks të mërgimtarëve që po vijnë për pushime. Institucionet komunale të Vitisë, respektivisht Zyra e kryetarit të komunës Sokol Haliti, reagon ashpër ndaj kësaj gjendje të krijuar energjetike në komunën e Vitisë dhe apelon tek përgjegjësit e Kompanisë KEDS, që të jenë të përgjegjshëm ndaj qytetarëve dhe për këtë qëllim, madje do të ri shqyrtojnë bashkëpunimin me këtë kompani”, thuhet në reagim.
Zyra e kryetarit të komunës, paralajmëron një takim urgjent me përgjegjësit e kompanisë KEDS, rreth gjendjes së fundit të krijuar, sidomos ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike në qytetin e Vitisë dhe lokalitetet e saja, thuhet në fund të reagimit.