Qeveria e Republikës së Kosovës përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) dhe Presidenca e Kosovës, pas përshkallëzimit të situatës në Afganistan, janë̈ duke punuar me intensitet të lartë për identifikimin e shtetasve të Kosovës që ndodhen atje dhe ofrimin e ndihmës për largim.
Lidhur me këtë është hapur edhe një̈ linjë emergjente me numër +383 45 492 316, ku mund të lajmërohen të gjithë shtetasit tanë, për të marr sa më parë udhëzimet dhe ndihmën e duhur.
I sigurojmë shtetasit tanë, të cilët ndodhen ende në Afganistan, se së bashku me partnerët tanë̈ ndërkombëtarë̈ jemi duke shfrytëzuar të gjitha rrugët dhe mjetet për të mundësuar një evakuim të sigurt të të gjithëve, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD).