Ka filluar projekti për instalimin e aparatëve me interfon në disa banesa kolektive në Kamenicë.
Pilot projekti për administrimin e banesave në bashkëpronësi është financuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me Komunën e Kamenicës.
Projekti që ka vlerën afër 50 mijë euro do të përfshijë dhjetë hyrje banesore ose katër blloqe në qytetin e Kamenicës.
I pari i komunës, Qëndron Kastrati tha se këto aparatura do t’i mundësojnë banorëve të këtyre banesave hapjen më të lehtë të derës edhe përmes zërit lajmërues.
“Në disa nga banesat kolektive në Kamenicë, kemi instaluar aparatët me interfon. Këto aparatura u mundesojnë banorëve të këtyre banesave hapjen e derës ku përfshihet edhe zëri lajmërues. Renovimi i këtyre banesave është në proces e sipër dhe shumë shpejt pritet përfundimi i këij projekti”, tha Kastrati.
Ky projekt pritet të përfundoj më 15 korrik 2020. /2LONLINE.com/