(2LONLINE) – Me urdhër të U.D. të drejtorit të Inspeksionit, Valon Shefkiu, është parandaluar uzurpimi i pronës komunale prej 25 metrash katrorë që ishte bërë nga pronari i ndërtesës, Avni Gjakova.
Me të marrë lajmin për uzurpimin e kësaj pjese të Komunës, inspektorët komunal kanë dalë në vendin e ngjarjes, për ta parandaluar këtë akt të shëmtuar.
U.D. u drejtorit të Inspeksionit të Komunës së Gjilanit, Valon Shefkiu, është shprehur me këtë rast se Komuna do të tregohet vigjilente në mënyrë permanente për të vendosur rregull në qytet.
Ai theksoi se nuk do të tolerohet askush të bëjë ndërtime ilegale në Komunën e Gjilanit e as uzurpim të pronave. Komuna e Gjilanit fton të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë vazhdimisht për t’i kontribuar të mirës së përgjithshme. /2lonline/