Një aksion i përbashkët i Drejtorisë së Inspekcionit, përkatësisht inspektorëve komunalë në bashkëpunim me stacionin policor në Viti, ka rezultuar me konfiskimin dhe asgjësim të një sasie të produkteve të dyshimta.
Me këtë rast, janë asgjësuar mbi 500 kilogram mall me afat të skaduar dhe pa dokumentacion përkatës, ka njoftuar drejtori i Inspektoratit në Viti Skender Ahmeti.
Ai ka thënë se policia në qytet ka ndaluar një të dyshuar, i cili me veturën e tij po transportonte gjëra ushqimore për fëmijë dhe lodra, e që është konstatuar si të dyshimta.
Gjithashtu, kishte edhe produkte ushqimore për fëmije të cilat ishin me afat të skaduar.