Inspektorati Komunal në Komunën e Kamenicës, gjatë inspektimit në terren, ka hasur në një qytetarë i cili ka hedhur mbeturina në hapësirat publike në fshatin Moqar.
Pas bisedës me qytetarin, inspektorati ka dënuar personin në fjalë me gjobë mandatare (100 euro), dhe ka kërkuar nga ai që t’i largoj mbeturinat nga aty dhe t’i dërgoj ato në vendin e caktuar për mbeturina.
“Luten të gjithë qytetarët që të mbajnë të pastërta hapësirat publike, dhe mbeturinat të hidhen në vendet përkatëse” thuhet në njoftimin e komunës. /2LONLINE.com/