Inspektorati Komunal në Kamenicë, ka vazhduar edhe sot inspektimet në teren.
Që nga orët e hershme të mëngjesit ata kanë dalë te “Tregu i Gjelbërt” me qëllim të vendosjes së rendit dhe rregullit.
Gjatë këtij aksioni të gjithë tregtarët që ishin të vendosur në rrugë, janë larguar dhe janë vendosur në brendësi të hapësirave të tregut, në mënyrë që të lirohet parkingu i veturave për qytetarë.
Inspektorati falënderon tregtarët dhe qytetarët për mirëkuptimin e treguar, thuhet në njoftimin e komunës.