Në përputhje me detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara në kontratën e projektit në vlerë 449,000€, e cila është realizuar falë mbështetjes së Qeverisë së Kosovës dhe Komunës së Kamenicës, Kryeshefi Ekzekutiv i KRU Hidromorava, Ymer Salihu së bashku me Shefin e Kabinetit të Kryetarit të Kamenicës, Vaxhid Rexhepaj, dhe Menaxherin e Projektit, Sherif Thaqi, kanë organizuar një inspektim të punimeve në projektin e kyçjeve Individuale të ujësjellësit në Fshatin Hodonoc të Kamenicës, thuhet në njoftimin e Hidromoravës.
Objektivi kryesor i këtij inspektimi ishte të sigurojnë që punimet në projekt të përmbushen me specifikimet teknike, afatin e kohës dhe standardet e cilësisë të përcaktuara në kontratë.
Pas inspektimit, Kryeshefi Ekzekutiv, Ymer Salihu, së bashku me kolegët e tij, kanë konstatuar se punimet janë në vazhdim dhe po zhvillohen në përputhje me afatin e përcaktuar. Materialet dhe pajisjet që janë përdorur janë të cilësisë së duhur dhe përmbushin standardet teknike të nevojshme për këtë projekt.
Gjatë inspektimit, është bërë edhe një vlerësim i sigurisë në vendin e punës dhe është vërejtur se të gjitha masat për sigurinë janë implementuar në mënyrë të duhur. Nuk u konstatuan incidente të cilat do të kishin ndikim në sigurinë e punonjësve apo të komunitetit lokal.
“Në bazë të vlerësimit tonë të përgjithshëm, ne vlerësojmë që projektin e Kyqjeve Individuale të Ujësjellësit në Fshatin Hodonoc të Kamenicës po menaxhohet me sukses dhe po përmbush të gjitha standardet e kërkuara. Ndërhyrjet e nevojshme janë identifikuar dhe do të ndërmerren menjëherë për të siguruar vazhdimësinë e rrjedhës së punëve në përputhje me afatin e përcaktuar,” u shpreh Kryeshefi Ekzekutiv Ymer Salihu.
Nderkaq, Shefi i Kabinetit të Kryetarit, Vaxhid Rexhepaj, falënderon Kryeshefin Ekzekutiv, Ymer Salihu, dhe Menaxherin e Projektit, Sherif Thaqi, për bashkëpunimin dhe për zellin që kanë treguar në menaxhimin e këtij projekti.
Në fund të inspektimit, të dyja palët janë pajtuar që do të vazhdojnë të monitorojnë zhvillimin e punimeve dhe do të sigurojnë që projekti të përfundojë me sukses, thuhet në njoftimin e Hidromoravës. /2LONLINE/