Kryetari Kastrati së bashku me nënkryetarin Jakupi inspektojnë punimet e asfaltimit të rrugëve, rregullimit të kanalizimit e ujësjellësit në Kamenicë.
Kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati së bashku me nënkryetarin e komunës Faton Jakupi, kanë inspektuar nga afër punimet e asfaltimit të rrugëve, rregullimit të kanalizimit e ujësjellësit në disa lagje të Kamenicës.
Kastrati duke falenderuar nënkryetarin Jakupi për angazhimin rreth këtyre projekteve ka thënë se do të vazhdojnë me punë.
“Gjithë energjinë e vullnetin tonë, do e shpenzojmë që qytetarëve t’u ofrojmë kushte më të mira infrastrukturore e shërbime më cilësore. Falënderoj nënkryetarin Jakupi për angazhimin e tij rreth këtyre projekteve. Ne vazhdojmë me punë e ju rrini në shtëpi”, ka thënë ai.
Nënkryetari Faton Jakupi tha se punimet janë duke vazhduar dhe se Komuna e Kamenicës është duke u përkujdesur për mirëqeninen e qytetarëve.
“Edhe në këtë kohë të pandemisë ne jemi duke vazhduar të punojmë në projekte të asfaltimit të rrugëve, rregullimit të kanalizimit e ujësjellësit në disa lagje të Kamenicës. Ne do të vazhdojmë me punë dhe të përkujdesemi për mirëqenien e juaj, ndërsa ju vazhdoni të qëndroni në shtëpi”, ka thënë ai.