Drejtues të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidromorava”, në Gjilan, thanë se menaxhimi i thatësisë është prioritet i përbashkët dhe i vetëm i institucioneve komunale gjatë këtyre ditëve dhe se angazhimi i inspektorëve nuk ka me mungua edhe mbrëmjeve dhe edhe gjatë ditëve të vikendit.
Muhamed Suliqi, Kryeshef Ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidromorava”, ka bërë me dije për 2LONLINE, se ekipet e Kompanisë “Hidromorava” bashkë me inspektorët komunal dhe Policinë e Kosovës, nuk kanë me mungua edhe në mbrëmje dhe gjatë ditëve të vikendit, ku do të jenë 24 orë në inspektim për keqpërdorues eventual të ujit.
Suliqi ka thënë se menaxhimi i thatësisë që për rrjedhojë ka mungesë të ujit, është prioritet i vetëm, i institucioneve komunale, gjatë këtyre ditëve andja apelohen qytetarët që t’i përmbahen vendimit të Kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri dhe te mos e përdorin ujin e pijshëm për ujitjen e kopshteve, oborre sikurse edhe autolarje, që e kanë të ndaluar ta përdorin, në të kundërtën, do të pasojnë gjoba prej 300 euro.
Përndryshe ditë më parë, kryeshefi Suliqi kishte njoftuar se të detyruar nga kushtet klimatike, ku jemi përballur me thatësirë dhe mungesë të ujit, KRU “Hidromorava” Sh.A. është e detyruar të aplikojë restriksione më të mëdha të furnizimit me ujë.
Nga 21.06.2019 FPU Përlepnicë, ora 21:00 deri 05:00, do të ndërkrejë trajtimin e ujit për pije në mënyrë që sasia e ujit 16.58 m në Pendën e Përlepnicës të menaxhohet në mënyrë me optimale. Prandaj të gjitha lagjet e qytetit dhe fshatrat që furnizohen përmes FPU Përlepnicë do të përballen me reduktime nga ora 21:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit.