(2L ONLINE) – Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Gjilanit ka nisur sot aksionin e saj për t’i kontrolluar të gjitha objektet e paralajmëruara për t’u pajisur me dokumentacion të nevojshëm, dhe nëse këto paralajmërime janë neglizhue nga pronarët, atëherë do të merren masa adekuate sipas ligjit. Po ashtu ka filluar sot edhe rrënimi i disa objekteve të vlerësuara se janë me rrezikshmëri të lartë
Selver Xhelili, drejtor i Inspekcionit komunal i ka thënë Portalit 2L ONLINE, se ashtu siç kishin paralajmëruar edhe më herët, sot kanë nis aksionin e tyre për të kontrolluar të gjitha objektet dhe nëse pronarët e tyre e kanë neglizhua apelin dhe nuk kane fillua të aplikojnë për t’u pajisur me leje do ndërhyhet, por nëse kanë respektuar apelin e drejtorisë, atëherë do të ndihmohen në procedura, në bashkëpunim me Drejtorinë e Urbanizmit, që aplikuesit të pajisen me dokumentacion për leje ndërtimi.
Po ashtu sipas Xhelilit, në këtë aksion janë të paraparë të rrënohen edhe disa objekte me rrezikshmëri të lartë, ku kjo është konstatuar edhe nga organet kompetente, nga drejtoria e emergjencës, ndryhe punët janë duke shkuar mirë dhe edhe këto momente ka ndërhyrje të ispekcionit.
“Unë si drejtor i inspekcionit i falënderojë të gjithë qytetarët e komunës që po tregojnë një kulturë demokratike dhe po tregojnë përgjegjesi ndaj institucioneve dhe janë vetëdijesuar që ligji është i barabartë për gjithë dhe të gjithë duhet ta respektojmë. Inspektoriati është i kënaqur me aksionion deri në këto momente”, ka thënë Xhelili.
Përndryshe, sipas itj, raportet në sektorin e ndërtimit tregojnë se viti 2014 me vitin 2013, 2012, gjendja është më e mirë sepse kërkesat në drejtorinë e urbanizmit për leje ndërtimi janë rritur dhe të hyrat janë rritur në sektorin e lejeve .”Kjo tregon qe gjendja në këtë sektor është stabile edhe pse ende do pune për tu bërë po kjo nuk do te mungoj në ditët në vijim sepse vullneti është i mirë, ka thënë Xhelili. /2L ONLINE/