(2L ONLINE) – Një grup nxënës të klasave të teta të shkollës fillore “Selami Hallaqi” nga GJilani, pas një vizite të para disa dite në Handikos në Gjilan, ku ishin informuar për punën që bëhet në këtë organizatë, ata sot erdhën në qendrën tonë bashkë me drejtorin e shkollës Florim Malokudhe disa arsimtarë të po të njëjtës shkollë, ka bërë të ditur menaxheri i Handikos Fatmir Shurdhani.
Ai tha se këta nxënës afruan para anëtarëve të shoqatës tri tema të rëndësishme e që ishin në interes të personave me aftësi të kufizuara. Tema e par ishte; Zgjidhja e asociacioneve. Leximi i fjalive përmes pasqyrës. Ta njohim qytetin tonë.
“Këso lloj iniciativa si këta nxënës që kanë marr sot, neve kemi nevojë shumë sepse në këtë formë integrimi në shoqëri i personave me aftësi të kufizuara është shumë më i lehtë. Krahas kësaj pune kaq të mirë ,këta nxënës kishin marr edhe nga një ëmbëlsirë për të gjithë të pranishmit prezent në atë aktivitet” , ka bërë të ditur Shurdhani. /2L ONLINE/