Sot në Bruksel u bë inicializimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Inicializimi i Marrëveshjes u bë ndërmjet dy Kryenegociatorëve, Gëzim Kasapolli, u.d. Ministër i Integrimit Evropian dhe Jean Erique Paque, Drejtor i Ballkanit Perwndimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Zgjerimit të Komisionit Evropian.
Inicializimi i MSA-së shënon përfundimin zyrtar të procesit negociator dhe, dakordimin e dy palëve mbi tekstin e negociuar të marrëveshjes.
Hapi i ardhshëm do të jetë miratimi i MSA-së nga Këshilli i Bashkimit Evropian dhe nënshkrimi i marrëveshjes.
Marrëveshja Stabilizim Asociimi ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian përbëhet nga 416 faqe te ndara ne 10 tituj, 7 anekse dhe 5 protokolle.
Ndryshe, në muajin dhjetor 2012, Këshilli Evropian ka konfirmuar progresin dhe mundësinë e hapjes së negociatave për MSA ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Kjo mundësi është kushtëzuar me obligimin e Kosovës që të përmbush kriteret afatshkurta të përshkruara në Studimin e Fizibilitetit.
Në muajin prill 2013, Komisioni Evropian ka konfirmuar që Kosova ka përmbushur kriteret afatshkurta në fushën e sundimit të ligjit, administrates publike, të drejtave të minoriteteve dhe tregtisë. Në qershor 2013, duke pas parasysh përmbushjen e kritereve afatshkurta, Këshilli Evropian vlerësoj arritjet dhe konfirmoj nisjen e negociatave për Marrëveshjen Stabilizim Asociimi.
Me 28 tetor 2013 është mbajt takimi i parë ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Komisionit Evropian për negociimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Me 27 nëntor është mbajtur takimi i dytë.
Ndërkohë janë zhvilluar dhjetëra takime teknike që kanë pasur për qëllim negociimin dhe dakordimin e të gjithë tekstit të MSA-së.
Mw 2 maj 2014 është mbajt takimi i trete dhe i fundit negociator ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Komisionit Evropian për negociimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.