SIMPTOMAT
Simptomat më të zakonshme të COVID-19 janë ethet, lodhja dhe kollë e thatë. Disa pacientë mund të kenë dhimbje dhe vuajtje, zënie të hundës, rrjedhje në hundë, dhimbje të fytit ose diarre. Këto simptoma janë zakonisht të lehta dhe fillojnë gradualisht. Disa njerëz infektohen por nuk shfaqin ndonjë simptomë dhe nuk ndjehen keq. Shumica e njerëzve (rreth 80%) shërohen nga sëmundja pa pasur nevojë për trajtim të veçantë. Rreth 1 nga çdo 6 persona që marrin COVID-19 sëmuren rëndë dhe kanë vështirësi në frymëmarrje.
Njerëzit e moshuar dhe ata me probleme mjekësore si tensioni i lartë i gjakut, problemet e zemrës ose diabeti, kanë më shumë mundësi të marrin sëmundje serioze. Njerëzit me ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje duhet të kërkojnë kujdes mjekësor.
MASAT PËR PARANDALIM
Ruajeni shëndetin tuaj dhe mbroni të tjerët duke bërë kështu:
LANI DUART TUAJA SA MË SHPESH
Pastroni rregullisht dhe tërësisht duart tuaja me një larës të bazuar në alkool ose lani ato me sapun dhe ujë.
Pse?
Larja e duarve me sapun dhe ujë, apo me bazë në alkool i vret viruset të cilat mund të jenë në duart e juaja.
MBANI DISTANCË NGA TË TJERËT
Mbani së paku 1 metër distancë ndërmjet jush dhe personat që kolliten apo teshtijnë.
Pse?
Kur dikush kollitet ose teshtin, ata nxjerrin spërkla në formë pikave të vogla të lëngshme nga hunda ose goja e tyre që mund të përmbajnë virusin. Nëse jeni shumë afër, ju mund ta merrni përmes spërklave virusin COVID-19 nëse personi që kollitet e ka sëmundjen.
SHMANGNI PREKJEN E SYVE, HUNDËS DHE GOJËS
Pse?
Duart prekin shumë vende dhe mund të kapin viruse. Kur infektohen, duart mund të transferojnë virusin tek sytë, hunda apo goja juaj. Prej aty, virusi hyn në trupin tuaj dhe mund të sëmureni.
NËSE KENI ETHE, KOLLË, DHE VËSHTIRËSI NË FRYMËMARRJE, KËRKONI KUJDES MJEKËSOR SA MË SHPEJTË
Qëndroni në shtëpi nëse nuk ndiheni mirë. Nëse keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje, kërkoni kujdes mjekësor dhe telefononi paraprakisht. Ndiqni udhëzimet e autoritetit tuaj lokal shëndetësor.
Pse?
Autoritetet qendrore dhe lokale do të kenë informacionin më të fundit mbi situatën në zonën tuaj. Thirrja paraprakisht do të lejojë ata t’ju drejtojnë sa më shpejt në institucionin e duhur shëndetësor. Kjo gjithashtu do t’ju mbrojë juve dhe do të ndihmojë në parandalimin e përhapjes së viruseve dhe infeksioneve të tjera.