(2LONLINE) – Duke iu referuar statistikave të 24-orësihit, të fundit në Rajonin e Gjilanit kemi një të arrestuar në Gjilan, tek i cili gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar dy qese plastike të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë e cila ka rezultuar me peshë 1.8 gram. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet, kurse rasti shkon në procedurë të rregullt.
Ndër incidentet tjera përmenden arrestimi i personit të kërkuar ku në fshatin Fshati Smirë,të Vitisë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan janë arrestuar dy meshkuj K/Shqiptarë dhe të njëjtit janë dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Lipjanit.
Po ashtu edhe në fshatin Gadish të Gjilanit në bazë të urdhëresave të lëshuara nga gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit. /2lonline/