Në prani të përfaqësuesve të institucioneve qendrore dhe lokale, investitorëve gjerman dhe qytetarëve të shumtë është hapur sot në Viti Fabrika e përpunimit të tekstilit “Vitex”.
Në këtë fabrikë punën kanë filluar zyrtarisht 150 punëtor. Fabrika “Vitex” është hapur në bashkëpunim të biznesmenëve të Komunës së Vitisë dhe të kompanisë gjermane “Wegner Industrie Consulting GmBH”.
Kurse meritorët kryesor për hapjen e kësaj fabrike pikërisht në komunën e Vitisë sipas investitorit gjermanit Horst Wegner është Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti në bashkëpunim të ngushtë me Ministrin Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi si dhe Ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajramit.
Në ceremoninë e inaugurimit të kësaj fabrike, Kryetari I Komunës së Vitisë Sokol Haliti, tha se pas një viti sot është hapur fabrika e tekstilit duke kthyer në territorin e komunës së Vitisë traditën e dikurshme në prodhim në sektorin e tekstilit.
Megjithatë kryetari Haliti tha se përfaqësuesit e fabrikës po bëjnë çmos që numri i të punësuarëve në këtë fabrikë të rritet edhe me tej dhe atë deri në 500 të punësuar.
Haliti po ashtu bëri me dije se pos që është hapur kjo fabrikë Komuna e Vitisë po punon edhe në realizimin e projektit të Zonës Ekonomike me status Park Industrial duke potencuar se edhe aty do të gjendet vend për këtë fabrikë.
Kjo do bëhet me qëllim që të rritet edhe me tej numri i të punësuarve dhe mirëqenia e qytetarëve të kësaj komune.
Kurse Arban Abrashi, Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale ju uroj përfaqësuesve të kësaj fabrike hapjen e saj duke theksuar se në Kosovë ka rëndësi të veçantë hapja e vende3ve të reja të punës.
Ministri Abrashi shtoj se komuna e Vitisë ka traditë dhe sektorin e përpunimit të tekstilit dhe nënvizuar se ky sektor ka perspektivë.
Kurse Horst Wegner, investitor gjerman shtoj se vetëm në fazën e parë janë punësuar 150 persona duke shtuar se ky numër do të rritet edhe me tej.
Ai tha se ky investim nuk do të ishte i mundur në komunën e Vitisë pa punën e Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe të bashkëpunëtorëve të tij në nivel ministror.
Përndryshe në këtë fabrikë të tekstilit do të prodhohen produkte të tekstilit për kompaninë gjermane Murk, këtë gjë e ka bërë me dije përfaqësuesi i kësaj kompanie i cili ishte i pranishëm në inaugurimin e fabrikës.