Sot është bërë inaugurimin i mamografisë në QKMF Dr “Nagip Rexhepi”, ku i pranishëm ishte kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni së bashku me nënkryetaren Leonora Morina – Bunjaku, drejtoreshën e DSHMS-së, Aurora Osmani dhe drejtorin e Islamic Relief, Mohamed Soliman.
Hyseni ka falënderuar drejtorin Islamic Relief për bashkëfinancim dhe ka theksuar se qasja e Komunës është të destinalizojë sa më shumë shërbime shëndetësore.
Pajisja e cila ka vlerën rreth 118 mijë euro, ku 78 mijë janë të financuara nga Islamic Relief, ndërsa 40 mijë janë nga Komuna e Gjilanit, shërben për diagnostifikimin e grave me kancer.
Përveç pajisjes së mamografisë, Hyseni bëri të ditur se është edhe laboratori në Zhegër për analizat bazë hematologjike dhe biokimike, i cili pritet që të vijë në ditët në vijim.
Ndërkaq, Komuna ka aplikuar edhe për pesë laboratore tjera në fshatrat e Gjilanit aty ku koncentrimi i shërbimeve është më i madh. /2LONLINE/