DYLON

U mbajt sesion informues nga Agjencia e Statistikave të Kosovës

U mbajt sesion informues nga Agjencia e Statistikave të Kosovës
Avatar photo Redaksia

Stafi akademik e administrativ dhe studentët e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan,  kanë marrë pjesë  në një sesion informues ku janë njoftuar për mundësitë që ofron Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), sa i përket të dhënave statistikore nga fusha të ndryshme e të cilat mund të shërbejnë për projektet hulumtuese dhe punimet e studentëve.

Zyrtarët e ASK – së prezantuan platformat si ASKData dhe të tjera, që përdorën për shpërndarjen e të dhënave statistikore dhe për transmetimin e tyre në Eurostat, FMN, OECD, OKB etj.

EkoHigjiena

Zyrtaret Hasbije Qerriqi, zyrtarja për media Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK) dhe Elona Huruglica eksperte e të dhënave ne Agjenci, shpjeguan për të interesuarit rreth kërkimit të të dhënave në platformat ASKData dhe StartPlanet.

Gjatë takimit u diskutuan edhe mundësitë e përdorimit të të dhënave nga studentët dhe të interesuarit për punimet e tyre kërkimore, shkencore, temat e diplomës, dhe nevoja tjera.

Sesioni u mbajt në kuadër të projektit “Fuqizimi i Sistemit Statistikor në Kosovë, 2019-2023”,  financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian dhe Ambasada e Suedisë në Kosovë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.