/Biografi krijuese:Gjashtë librat e autorit Nuhi Ismajli/
“Në moshën 62 vjeçare vdiq prof. Nuhi Ismajli shoku, miku yn i dashur, arsimdashësi, kritiku, studuesi dhe krijuesi ynë i letrave tona shqipe, Nuhi Ismajli, profesor në Gjimnazin e Gjilanit. Të hënën e rrembeu një vdekje para kohe dhe e papritur megjithatë kujtimi dhe vepra e tij, e pashlyeshëm do të mbetet përgjithmon…”
In memoriam…
Nga Nijazi Ramadani
/2L ONLINE/ – Nuhi Ismajli ishte studiues i pasionuar i kulturës shqiptare. Ai ishte dhe mbetët historian i letërsisë, kritik letrar, eseist, polemist e gjuhëtar. Ishte një krijues i veçantë, i gjithanshëm dhe mjaft produktiv. Për herë të parë, me shkrime për çështje të arsimit, paraqitet në vitin 1983, për të vazhduar pastaj me shkrime të tjera, për çështje të ndryshme gjuhë-sore, letrare, kulturore etj. Nuhi Ismajli shkrimet e para të tij i botoi në gazetën “Rilindja”, pastaj në revistat “Fjala” e “Shkëndija”, për të vazhduar më pas me paraqitjet në gazetën “Bujku”, “Koha ditore”, “Zëri”, “Bota sot”, “Epoka e re”, “Kosova sot”, “Iliria post” , në revistën “Identiteti”, të Prishtinës, si dhe në gazetat “Shekulli” e “Koha jonë” të Tiranës. Shkrimet e Nuhi Ismajlit, të botuara në gazeta e revista të ndryshme, përbëjnë vëllime të tëra. Gjithashtu, ai i ka botuar edhe dy vepra: Nga vlerat e traditës, (“Rilindja”, Prishtinë, 2000) dhe Kureshtje letrare, ( “Ura”, Gjilan, 2001).Sigurisht, po të mos ishte problemi i vetëfinancimit të botimeve, i cili paraqitet si një pengesë kruciale për publikimin e veprave të krijuesve sot, ky autor, vetëm me shkrimet e tij të bot- uara nëpër gazeta e revista të ndryshme, do të kishte edhe disa botime të tjera, të plota. Nuhi Ismajli është pjesëmarrës mjaft aktiv në takimet e ndryshme të organizuara nga institucionet shkencore të botës shqiptare. Ai ka marrë pjesë në Sesionin shkencor për Çabejin, organizuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, më 1998. Po ashtu, disa here është paraqitur edhe në Seminarin Ndërkombëtar për 68 Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, i cili mbahet në Prishtinë. Punimet e tij janë përfshirë në kuadër të botim- eve shkencore të këtyre institucioneve.Do përmendur edhe faktin se Nuhi Ismajli është i përfaqësuar edhe me 6 njësi bibliografike në veprën:“Buzuku dhe gjuha e tij”, të botuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, më 2005. Një studiues i gjithan- shëm Nuhi Ismajli, studiues i pasionuar, i pajisur me dije të gjera e të thella nga fusha të ndryshme të shkencave shoqërore, përveç tjerash është marrë edhe me trajtimin e çështjeve nga më të ndryshmet, si me çështje të gjuhës, letërsisë, kulturës, historisë… Në kuadër të studimeve të tij është marrë edhe me çështjen e historisë së krishterimit te shqiptarët, çështje me të cilën janë marrë shumë autorë të njohur botërorë e shqiptarë. Risia që ka sjellë këtu Nuhi Ismajli është se ai bën të ditur se nga fiset ilire, të parët në kontakt me krishterimin kanë rënë pjesëtarë të fisit ilir të parëve (Nga vlerat e tra- ditës, f. 7-12 ).Nuhi Ismajli ka shfaqur interesim edhe për çështjen e historisë dhe e etikës së polemikës në literaturën shqiptare. Ai mban qëndrim të kundërt me autorët e ndry- shëm, të cilët mendojnë se polemikën më të hershme në literaturën shqiptare e hasim në veprën“Historia e Skënderbeut” të Barletit, duke pohuar se në literaturën shqiptare polemikën më të hershme e kemi në letrën e Skënderbeut, dërguar princit të Tarantos, më 30. X.1460 ( Nga vlerat e traditës, f. 21-27). Më pas, Nuhi Ismajli, në shkrimin e tij: Kur fillon polemika shqiptare (Koha ditore, 6 shtator 2003), pohon se polemika është e njohur edhe në shkrimet parashqiptare, konkretisht në shkrimet e shkrimtarit ilir Shën Jeronimit, veçmas, në veprën e tij Epistolat. Letërsisa e vjetër shqipe – preokupim i veçantë Nuhi Ismajli, duke çmuar shumë letërsinë e vjetër shqipe, shu- 69 më shkrime të tij ia kushton kësaj letërsie. Ai, me këtë rast ndriçon një varg çështjesh që kanë të bëjnë me historinë e shkrimeve të lashta të shqiptarëve të shkruara në gjuhë të huaja, natyrën e veprave të letërsisë së vjetër shqipe, llojet letrare dhe vlerat e ndryshme të saj, si: vlerat gjuhësore, artistike, kulturore, vlerat kombëtare etj. Në kuadër të shkrimeve të tij për letërsinë e vjetër shqipe dallohet sidomos shkrimi Frymëzimet biblike të shkrimit të hershëm shqip (Nga vlerat…, f. 28-54), ku autori, përmes krahasimeve të kuptimeve të teksteve biblike dhe natyrës, kuptimit, qëllimit dhe funksionit të teksteve të vjetra shqipe, argumentton, përveç tjerash, edhe ndikimin e Biblës, si një faktor me rëndësi në nxitjet e shkrimit të vjetër shqip. Por, një varg shkrimesh Nuhi Ismajli ka shkruar për veprën Mesh- ari, në radhën e së cilave dallohen shkrimet: Vlera histori- ko-letrare e veprës meshari të Gj. Buzukut, shkruar më 1994, ku për herë të parë, në mënyrë më të gjerë flitet për vlerën letrare të Mesharit (Nga vlerat…, f. 65-77); Llojet letrare në veprën Meshari (Nga vlerat…, f. 78-92), ku për herë të parë flitet për llojet letrare të Mesharit dhe ku dësh- mohet gjerësisht prania e vlerës letrare të Mesharit; shkri- mi: Trajtimi letrar i veprës Meshari të Gj. Buzukut (Epoka e re, 8. 10. 2005, f. 19), ku provohet jo vetëm historia e trajtimit të vlerës letrare të Mesharit, por edhe e pranisë së pamohueshme të vlerës letrare të tij etj.Në shkrimin: Vler- ësimi i letërsisë së vjetër shqipe (kumtesë e paraqitur në Seminarin XXIII Ndërkombëtar…), autori jep pasqyrën e vlerësimit të letërsisë së vjetër shqipe, vlerat dhe kufizimet e atij vlerësimi si dhe vlerat e ndryshme të letërsisë së vjetër shqipe. Nuhi Ismajli, natyrën dhe veçoritë e letërsisë së vjetër shqipe i ndriçon në studimin:Fillimet e modernes në letërsinë shqipe (Iliria post, 29 korrik 2006, f. 20 ), me ç’r- ast ndriçon një varg çështjesh që kanë të bëjnë me përmb- 70 ajtjen, llojet letrare, vlerat e letërsisë së vjetër shqipe, për- kimet ndërmjet letërsisë së vjetër shqipe dhe letërsive të tjera evropiane etj., kurse mendimi më i rëndësishëm i tij është se letërsia e vjetër shqipe, të cilën ai e quan letërsi humaniste, është një letërsi moderne. Gjithashtu, në shkri- met e këtij studiuesi, nuk kanë mbetur pa u trajtuar aspekte të ndryshme të letërsisë së Rilindjes, autorët dhe veprat e ndryshme të kësaj letërsie. Ai ka trajtuar çështjen e frym- ëzimeve dhe porosive biblike në letërsinë e Rilindjes (Nga vlerat…, f. 93-101), veprën e De Radës, të G. Darës të Riut, por ka bërë fjalë edhe për autorë të tjerë, si për N. Veqilharxhin, P. Zarishin, Ndue Bytyçin, A. Santorin, Zef Seremben, B. Bilotën, Z. Skiroin, F. S. Nolin, A. Xanonin, K. Kristoforidhin, N. Mjedjen, P. Babin, P. Vasën, L. Gur- akuqin, M. Gramenon, H. Mosin, Gj. Fishtën, Sh. Gjeçovin, V. Prenushin, Asdrenin etj.Në shkrimet e Nuhi Ismajlit, janë trajtuar veçanërisht vepra letrare e Gj. Fishtës dhe e E. Çabejt që përkojnë me letërsinë shqipe pas vitit 1900 si dhe me atë të viteve tridhjetë të shekullit të 20-të. Në këtë rast dallohen, sidomos shkrimet për veprën “Nji lule vje- shtet” të Gj. Fishtës, për të cilën Nuhi Ismajli ka një kën- dvështrim dhe interpretim të veçantë (Kureshtje letrare, f. 5-18 dhe Identiteti, nr. 3, Prishtinë, nëntor 2003. VLERËSUES KRITIK I SHKRIMEVE Nuhi Ismajli është marrë me vlerësime kritike të veprave të ndryshme letrare e shkencore. Ai ka vlerësuar në mën- yrë kritike veprat e letërsisë bashkëkohore shqipe. Kështu, ai ka vlerësuar prozën e I. Kadaresë, të B. Musliut, të K. Trebeshinës, të I. Ibishit etj., pastaj veprat e ndryshme në poezi, si veprën e H. Vokshit, të S. Rrustemit, të S. Gjer- gjit, të L. Aliut, Nijazi Ramadanit, etj. 71 Në fokusin e interesimeve shkencore të Nuhi Ismajlit, herë-herë, ka qenë edhe letërsia shqipe për fëmijë, me ç’rast ai ka bërë interpretime dhe vlerësime të çmuara për veprat letrare për fëmijë, të autorëve të ndryshëm, siç janë vlerësimet për veprën e I. Kadriut, të A. Canës, të M. Spa- hiu, të B. Buzuku etj. Gjatë analizave e vlerësimeve të veprave të autorëve të përmendur, janë vënë në dukje një varg çështjesh, aspektesh e veçorishë të ndryshme, të veprave të caktuara, dhe të letërsisë bashkëkohore shqipe në përgjithësi.Vlerësim kritik Nuhi Ismajli u ka bërë edhe shkrimeve të ndryshme diskursive. Kështu, ndër të tjera, ai ka vlerësuar në mënyrë kritike shkrimet e M. Hysës, I. Ah- metit, Z. Xholit, E. Çabejt, B. Çapriqit, K. M. Shalës, B. Kosumit, po edhe të autorëve të tjerë, si shkrimet e R. Qo- sjes, S. Rizës, Dh. S. Shuteriqit, J. Kastratit, S. Çapalikut, V. Malajt, E. Sedajt, R. Ismajlit, R. Elsit, S. Hamitit, F. Hoxhës, Z. Rrahmanit, H. Salihut; R. Doçit, B. Becit, Sh. Demirajt, R. Ushakut, Sh. Islamajt etj. I pajisur me dije të gjera e të larmishme, interesimin e Nuhi Ismajlit e kanë tërhequr edhe veprat e karakterit historik, filozofik, estetik, psikologjik, politik, pedagogjik-arsimor, publicistik etj. Kështu, si më gjerësisht a më shkurtimisht, ai ka vlerësuar edhe shkrimet e J. Drançollit, A. Selmanit, L. Gjergjit, S. Çapalikut, H. Ferajt, B. Latifit, J. Dërvodelit, R. Azemit etj. Si mësimdhënës i lëndës së gjuhës shqipe dhe të letë- rsisë dhe si njohës i thellë i tyre dhe duke pasur rast t’i njohë për së afërmi tektet e letërsisë për arsimin e mesëm, vlerat po edhe të metat e tyre, Nuhi Ismajli ka bërë vlerë- sime të gjithanshme të tyre, duke dhënë kështu kontributin e tij të vlershëm në çështjen e përsosjes së teksteve shkoll- ore për letërsinë shqipe. Kështu, në mënyrë të veçantë shquhen vlerësimet për tekstet: Letësia e vjetër shqiptare për klasën e 10-të, Letërsia romantike shqiptare 11 dhe 72 Letërsia moderne shqipe 12, të S. Hamitit; Letërsia botërore 12, të A. Marrashit etj. Polemika dhe kritika ndaj dukurive jokulturore, Nuhi Ismajli merret mjaft edhe me shkrimin e polemikës. Në polemikat e tij ai është marrë me çështje të ndryshme historike, gjuhësore, kulturore, letrare, politike etj. Madje, edhe mjaft shkrime të tjera të tij, kanë frymë polemike dhe tregojnë qartë shkrimet që u referohen. I pajisur me një formim të gjithanshëm, me ndjeshmëri dhe ndërgjegje intelektuale, Nuhi Ismajli nuk hesht, po reagon shpesh ndaj dukurive jokulturore e absurditeteve të ndryshme të realitetit shoqëror. Ai, ndër të tjera, ngre zërin edhe kundër polemikës pa etikë, polemikës së ulët, e cila si synim ka cenimin e bashkëbiseduesit, dhe kërkon një polemikë të mirëfilltë, e cila synon qëllime të larta – shqiptimin e së vërtetës ( Polemika e dështuar, Koha ditore, 11 janar 2003, f. 11)
Nuhi Ismajli bot. përmbledhjen me shkrime kritike”Shqetësime sociokulturore”
Vitin e kaluar Nuhi Ismajli kishte botuar përmbledhjen e fundit me shkrime kritike “Shqetësime sociokulturore”, në edicionin botues “Rrjedha” 2015, të financuar nga komuna, depertamenti i kulturës në Gjilan.Shkrimet e kёsaj vepre, me ndonjё pёrjashtim, janё shkruar brenda tri viteve tё fundit dhe janё botuar nё gazeta tё ndryshme, si nё Shekulli, Kosova sot, Zёri, Koha ditore, Epoka e Re, Gazeta Express etj., qё domethёnё se ato kanё pasur jetёn dhe receptimin e tyre. Objekt i shkrimeve janё çёshtjet e rёndёsishme jetёsore, njerёzore, shoqёrore e kombёtare shqiptare. Nё kёtё rast, janё vёnё nё dukje, nё radhё tё parё, dukuri absurde, si: shkollat, teoritё e pikёpamjet antishqiptare, pseudovlerat e identitetet e rrejshme, dukuria e mohimit dhe e kompromitimit tё vlerave tё sё kaluarёs shqiptare, apologjia dhe lartёsimi i sё keqes e jovlerave. Njё interesim tё posaçёm tё shkrimeve pёrbёjnё raportet absurde tё pushtetarёve, politikanёve, intelektualёve dhe tё krijuesve ndaj njeriut, shoqёrisё, kombit, realitetit, vlerave dhe jovlerave. Baza e motivimit tё shkrimeve ka qenё gjithnjё shqetёsimi i thellё dhe pёrpjekja e autorit pёr njё zё protestues kundёr cenimit tё vlerave jetёsore, njerёzore, shoqёrore e kombёtare shqiptare. Habia dhe shqetёsimi i autorit, tё zgjuara nga cenimi brutal i vlerave jetёsore, njerёzore, shoqёrore e kombёtare shqiptare, pёrveçse si njё dёshmi pёr kohёn, pёrmes kёtyre shkrimeve, synon tё jetё edhe njё nxitje pёr habinё dhe shqetёsimin e pёrhershёm tё lexuesve. Kishte botuar gjashtë vepra dhe disa me dhjetra në dorëshkrim… /2L ONLINE/