Afaristi dhe humanisti nga Gjermania, njëkohësisht anëtar i kryesisë së AAK-së në Gjilan, Ilmi Mustafa ka bërë me dije se bashkë me kryetari e AAK-së për Gjermani, Ukë Blakaj dhe anëtarë tjerë të strukturës udhëheqëse, pritën sot një numër bashkatdhetarësh të cilët iu bashkuan vizionit të Aleancës.
“Nuk ka një ditë të vetme që selitë e Aleancës në Gjermani të mos vizitohen nga numër i madh mërgimtarësh të cilët ose anëtarësohen, ose thjeshtë janë të interesuar të dinë më shumë për programin e partisë, për qëllimet e Aleancës se çka ajo ofron për diasporën”, ka thënë Mustafa.
Sipas tij, Aleanca në Gjermani po rritet dhe zgjerohet falë punës së përbashkët me në krye Ukë Blakajn, e mbi të gjitha qeverisjes serioze dhe zhvillimore që ka dëshmuar kryeministri Haradinaj dhe secili kryetar i Komunës ku qeverisë Aleanca.
“Mirë se vini bashkatdhetarë në Aleancë”, është shprehur Mustafa. /2LONLINE/