(2LONLINE) – Me organizimin e Unionit të Studentëve Pro Europian, Parlamentit Studentor, dhe Këshillave Studentore të Universitetit Publik të Gjilanit, sot u mbajt debat (ligjëratë) atraktiv rreth të menduarit kritik dhe zhvillimeve politike në vend nga Drejtori Ekzekutiv i Institutit Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave – KIPRED, Ilir Deda.
Deda theksoi se të menduarit kritik nuk është zhvilluar mjaftueshëm viteve të fundit dhe është nevojë e madhe e kohës që të ndërmerren masa për të bërë një gjë të tillë.
“Mendimi kritik duhet të zhvillohet së pari në Universitet e pastaj të kaloj në nivelet tjera të shoqërisë, ndaj inkurajoj ju që të mos hezitoni të jeni kritik në mënyrë që të ndryshoni gjendjen në vend” tha deda.
Kohës së fundit qytetarët kanë ngritur vetëdijen intelektuale dhe dhanë verdiktin e tyre, ajo shihet se ata dëshiruan ndryshimin, vlerësuan punën dhe shfrytëzuan mundësinë, andaj ne nuk duhet të hezitojmë asnjëherë që të shprehim atë që e mendojmë dhe vlerësojmë.
Deda shpalosi përvojën e tij, nga shoqëria civile dhe politika dhe si i tillë sugjeroi studentëve që të bëjnë studime të mirëfillta, sepse e vetmja shpresë për shoqërinë buron vetëm nga Universiteti.
Studentët ishin shumë të interesuar për ligjëratën dhe zhvilluan debat mjaft interesant rreth zhvillimeve politike në vend, ndërkaq temat më kryesore ishin bisedimet me Serbinë, përfitimet(humbjet) e Kosovës nga marrëveshjet në Bruksel, ndryshimet politike në vend dhe zgjedhjet e fundit, respektimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit, rrugën të cilën duhet të ndjekë rinia etj..
Union i Studentëve Pro Evropian është angazhuar që çdo herë të ofroj mundësi për ofrim përvojash nga personalitete të fushave të ndryshme si nga shoqëria civile apo lëmitë tjera./2lonline/