Ilir Deda i është bashkuar sot Lëvizjes Vetëvendosjes. Këtë e ka bërë publike lideri i VV, Albin Kurti në një takim ku kjo lëvizje ka paraqitur alternativen e saj qeverisëse. Deda tha se vetëm me VV dhe Albin Kurtin kryeministër, qytetarët mund të ndihen krenar që janë qytetarë të shtetit të Kosovës.
“Po na sulmojnë sepse ne jemi të rëndësishëm, e fitorja është shumë afër. Me VV problemet e qytetarëve dhe shtetit nuk janë të padukshme, siç kanë qenë deri tani”, tha Deda.