(2LONLINE) – Unioni i Studentëve Pro Europian në bashkëpunim me Parlamentin Studentor të Universitetit Publik të Gjilanit dhe Këshillet Studentore organizon ligjëratë për studentët e UPGJ-së dhe UP-së dega në Gjilan.
Të enjten, më 26 Dhjetor 2013 me fillim nga ora 15:00, Drejtori Ekzekutiv i Institutit Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave – KIPRED, Ilir Deda do të mbajë ligjeratë atraktive (debat) rreth të menduarit kritik dhe zhvillimeve politike në vend.
Mejdi Sadiku, Sekretar i Përgjithshëm i USPE-së thotë se ligjërata mbahet për studentë me qëllim që të përfitojnë nga njohuritë dhe përvojat e njerëzve të ditur.
“Ligjëratën e kemi organizuar në bashkëpunim me Ilir Dedën i cili nga ka premtuar të na ndihmojë dhe të jetë në krah të studentëve. Ligjërata mbahet që studentët të cilët studiojnë në Fakultetet në Gjilan të përfitojnë nga njohuritë dhe përvojat e njerëzve të ditur dhe të provuar, në këtë rast të z. Ilir Dedës”, ka thënë Sadiku për të shtuar se ligjërata të tilla për studentët do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
“Ligjërata të tilla nuk do të ndalen. Ato do të vazhdojmë me një ritëm të shpejtë dhe me tema të ndryshme dhe në të gjitha Universitetet ku jemi të shtrirë. Do të mundohemi që të mbajmë ligjërata e debate për drejtimet përkatëse. Siç kemi qenë gjithmonë, do të vazhdojmë të jemi në krah të studentëve si në anën akademike ashtu edhe në anën e edukimit joformal si një proces i rëndësishëm i zhvillimit të të menduarit”, thotë Sadiku. /2lonline/