Lajmi i papritur na tronditi të gjithëve. Iku në amshim Xhevdet Peci, ish boksieri i gjeneratës së artë të Prishtinës, që la gjurmë kudo. Komuniteti i boksit jemi të tronditur me lajmin e trishtë, thuhet në postimin e Federatës së Boksit e Kosovës.
Federata e Boksit e Kosovës kryetari z.Enver Krasniqi, sekretari z.Latif Demolli dhe Bordi i FboxK i shpreh ngushëllime familjes, komunitetit të boksit, sportit në përgjithësi dhe popullit shqiptar.
Boksi dhe sporti humbën një legjendë, një emër të madh. Sporti mbetet pa legjendën, sot është më i varfër.
“Jemi të tronditur thellë nga lajmi, për humbjen e një kampioni, të papërsëritshëm. Xhevdet Peci ka qenë selektor i Kombëtares se Kosovës për disa vite, anëtar i Bordit të federatës dhe kontribues i madh. I njohur si nokautues në ligën më të fortë në botë, në ish Jugosllavi. Kampion i Ballkanit dhe vite me rradhe kampion i ish Jugosllavisë.
Poashtu ka qenë reprezentues i ish Jugosllavisë.
Personalitet i rrallë. Lamtumirë legjendë.
/Federata e Boksit e Kosovës/