Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Ky institut ka kërkuar nga qytetarët që të vazhdojnë të mbajnë distancën fizike dhe të mbajnë maska në vendet publike duke apeluar për kujdes të shtuar deri në shuarjen e plotë të COVID-19!
IKSHPK-ja fton për kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve.
“Virusi nuk ka këmbë, andaj mos ia jepni këmbët e juaja sepse do të rrezikoni të gjithë e më së shumti të afërmit tuaj!. Luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim”, thuhet në apelin e IKSHPK-së.